Të gjithë duhet të dimë

MBROJTJA E FËMIJËVE NGA KEQPËRDORIM NË INTERNET – DHUNA DIGJITALE

Ndrrimi i mesazheve, ndarja e fotografive dhe videove janë mënyra që fëmijët dhe të rinjtë e sotëm virtualisht shoqërohen së bashku. Sidoqoftë, përveç shoqërimit, mënyra të reja të komunikimit mund të përdoren gjithashtu për kërcënime dhe fyerje, sulme digjitale – atë që ne e quajmë dhunë elektronike apo digjitale ndaj fëmijëve të tjerë. Dhuna përmes interneti (Cyberbullying) është një situatë ku një fëmijë apo adoleshent është i ekspozuar ndaj një sulmi nga një fëmijë tjetër, një adoleshent ose një grup fëmijësh, nëpërmjet të internetit ose telefonit cellular.

Ekzistojnë dy lloje të dhunës digjitale:  sulm i drejtpërdrejtë dhe  sulm përmes  ndërmjetësuesit. Sulm i drejtpërdrejtë ndodh kur  i mituri:

– dërgon mesazhe shqetësuese nëpërmjet telefonit celular, e-mail ose chat

– vjedh ose ndryshon fjalëkalimin për imell adresën ose pseudonimin për  chat

– publikon informacione private ose informacione të pa vërrteta  në chat , blog apo faqe    interneti

– dërgon imazhe shqetësuese me anë të e-majlit ose MMS në telefonin tuaj celular

– krijon anketë në internet mbi viktimën

-dërgon viruse në e-mail ose në telefon cellular

– dërgon pornografi dhe post të padëshiruar në një e-mail ose telefon celular

– prezentohet si  të jetë një fëmijë tjetër.

Ekspertët me commonsense.org thonë se  mënyra më e fortë për të ndaluar dhunën elektronike është, kur fëmijët mbrojnë fëmijët e tjerë dhe rekomandojnë hapat e mëposhtëm: t’u mësojën fëmijëve respektin, ndjeshmërinë dhe u thoni atyre që të jenë të hapura. Gjëja më e rëndësishme është se ata mos të flasin online  ose nëpërmjet mesazheve  atë që kurrë nuk do të thonë ose bëjnë personalisht.

Ndryshe nga dhuna tradicionale e moshatarëve „ballë për ballë“, nga dhuna elektronike,  fëmija nuk mund të ikë në sigurin e shtëpisë së tij, sepse përkujtuesit e dhunës vazhdimisht janë aktiv  nëpërmjet  kompjuteri, tableti, telefoni celular. Karakteristikat e përbashkëta të këtyre dy llojeve të dhunës janë: agresioni, qëllimi për të lënduar  personi tjetër, kryerësi mund të jetë një person ose grup dhe viktima nuk mund ta mbrojë veten në mënyrë të pavarur. Natyrisht, ka dallime që theksojnë: përdorimi i teknologjisë së informacionit-komunikimit për kryerjen e dhunës, dhe fakti që një fëmijë që përjeton dhunën vuan në mënyrë hapësinore dhe në kohë të pakufizuar (nuk është i sigurt as në shtëpinë e vet dhe përmbajtja e dhunshme është e aksesueshme dhe e arritshme 24 orë në ditë mund të mbetet në internet pafundësisht në disa forma të dhunës. Të dhënat  më të fundit  paralajmërojn më shumë për seriozitetin e këtij problemi, si thonë profesorët e Fakultetit Filozofik të Osijekut. Ata transmetojnë një sondazh prej vitit 2013 që tregon se dhuna në internet po zhvillohet më shpejt, se autori i krimit është shpesh një anonim sepse dëshiron të shmangë pasojat e kryerjes së dhunës, që audienca potenciale është më e madhe dhe më e rëndësishme, kryerësi nuk e sheh reagimin e viktimës së tij, Dehumanizimi.

Vendet që janë më të theksuara ndaj dhunës në Internet përjetojnë një incident më të madh të vdekjeve të panatyrshme të fëmijëve, kështu që 20% e fëmijëve që janë viktima të dhunës në internet mendojn të kryejn vetëvrasje dhe 1 nga 10 e bëjn, sepse viktimat e dhunës përjetojnë frikë, depresion, trishtim dhe ndjenjë të pafuqisë dhe impotencës . Sipas studimit „Growing Up Online – Connected Kids“, i kryer nga Kaspersky Lab dhe iconKids & Youth në 2016, keqtrajtimi në internet ndikon seriozisht mirëqenien emocionale të fëmijëve: prindërit 37 për qind e viktimave kanë raportuar një vetëbesim të ulët, 30 për qind kanë përkeqësuar punën e tyre shkollë dhe 28 përqind e tyre raportojnë depresion. Përveç kësaj, 25 për qind e prindërve thanë se pasojat e keqtrajtimit në internet ishin ndërprerja  e gjumit dhe ëndrrat e  këqija te fëmjët. 26 për qind e prindërve kanë vërejtur se fëmija i tyre ka filluar të shmangë kontaktin me fëmijët e tjerë dhe 20 për qind kanë zbuluar se fëmija i tyre ka anoreksin.

Nga strategjitë e theksuara në parandalimin e dhunës elektronike në botë,ndahen  ata që mbështeten në legjislacionin dhe në zhvillimin e teknologjive (në kohët e fundit aplikacionet) që reduktojnë lajmrimin  e dhunës, e deri në arsimin shkollor për përdorim të sigurt të internetit.Megjithatë, shumë studime  në botë tregojnë qartë rolin e prindërve dhe të familjes në krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillimin normal „dixhital“ të fëmijëve. Autorët e botimit Dhuna Digjitale – parandalimi dhe reagimi, identifikojnë zgjidhjen e kësaj dileme: „Fëmijët mund të dinë më shumë për internetin, por të rriturit dinë më shumë për jetën“.

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.