Të gjithë duhet të dimë

MBROJTJA E FËMIJËVE NGA ABUZIMI NË INTERNET

Të gjitha idealet e botës nuk ia vlejnë lotët e një fëmije.

                                                                                         Fjodor Dostojevski

Revolucioni digjital çdo ditë ndryshon botën në të cilën jemi mësuar .Ndryshimeve ju  përshtaten më së miri të rinjtë që sot shihet më mirë në rastin e zhvillimit të shërbimeve të reja të komunikimit, veçanërisht përmes popullarizimit të smartfonëve dhe internetit në mesin e fëmijëve dhe të rinjve. Zhvillimi dhe disponueshmëri  e internetit ka çuar gjithashtu në përhapjen e formave të reja të sjelljeve shoqërore të papranueshme që ndikojnë në zhvillimin psikosocial të fëmijëve dhe të rinjve (të cilët gjithnjë e më shumë çojnë në pasoja fatale për shëndetin psikologjik, mendor apo fizik), pasi ata janë përdoruesit më të shpeshtë të teknologjive të reja. Sikurse  nuk do ta lejonim fëmijën të dal në rrugë pa i mësuar disa gjëra themelore për atë që e pret  në rrugë , kështu  ai nuk duhet të lirohet  të hyj në internet pa u përgatitur më parë.

Çka është teknologjia?

Teknologjia është një laps, i cili na lejon të transferojmë idetë dhe mendimet tona në letër dhe të komunikojmë. Teknologjia është një makinë që lejon njerëzit të udhëtojnë me një shpejtësi më të lartë se sa lejojnë këmbët e tyre. Teknologjia është syze, të cilat ofrojnë një vizion më të mirë për ata që kanë nevojë për të. Teknologjia e aplikuar është në thelb zgjerimi i atributeve njerëzore që redukton përpjekjet e njeriut duke liruar një person nga një rutinë ose problem i veçantë.

Imagjinoni se si  do të ishte jeta juaj sot pa telefon ose pa furrë, kompjuter ose aeroplan. Çdo gjë në shtëpinë tuaj, atë që ju e merrni aty për aty, nga zilja  në derë  deri në tryezën e lavamanit, etj …   është teknologji e krijuar nga kreativiteti, zgjuarsia e teknikëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve.

Çdo risi, ndryshim social dhe teknologjik, ka hasue ne disa rezistenca të caktuara. Dhe përveç përparësive të shumta, ajo gjithashtu kishte mangësi.Në artikujt dhe tekstit në vijim në portalin tonë, ne do të theksojmë se si t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë përdorimin e mençur, të dobishëm dhe të sigurtë të teknologjisë digjitale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, SËRBIA DIGJITALE përmes të dhënave duket kështu:

– 64.7% e familjes ka një lidhje interneti.

– 91.8% e popullsisë përdor  telefon celular.

– Komunikimi, informacioni, arsimi, shkenca, biznesi, prodhimi gjithnjë e më shumë po         bëhen digjitale.

90.3% e popullsisë në internet prej 16 deri në 24 vjet është në rrjetet sociale.

– Teknologjia e informacionit për të rinjtë është një mjet i detyrueshëm socializimi, mësimi dhe argëtimi

– 90% e fëmijëve të moshës shkollore kanë qasje në internet

– 63% e nxënësve kanë  smartphone, 54% vetë pajisje IT.

Fëmijët lindin të rrethuar nga ekranet, në kulturën digjitale si imazh natyror i botës.

Formohen brezat e rinj të qytetarëve digjital.

Softueri ndryshon botën.

Robotika dhe Interneti i të gjitha gjërave janë e tashmja jonë.

Transformimi digjital është i pandalshëm dhe zhvillimi i tij drejtues është i domosdoshëm në drejtim të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror.

 

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.