Të gjithë duhet të dimë

SOCIALIZIMI DHE MEDIAT SOCIALE – SI NA ZËNË ROBËR TEKNOLOGJIT DHE MEDIAT SOCIALE ?

Socializimi dhe mediat sociale- si na zënë robër teknologjit dhe mediat sociale?

Në këtë epokë dixhitale, çrregullimi kryesor i ndërveprimit social është telefoni celularë. Sot, pa marrë parasysh se ku shkoni, do të gjeni njerëz me sy të lidhur në ekranet e tyre të telefonit.Ky skenar është i pranishëm kudo, kur ecni, udhëtoni, ndiqni një bisedë, shkoni në një restorant, shkoni me pushime ose thjesht rrini në shtëpi. Në vend që të flasim me njerëzit rreth nesh, ne vendosim për telefonin tonë.  Kontrollojmë Facebook-un tonë, viberin, aplikacionet në portalet e populluara. Në vend që të kalojmë kohë me familjen tonë, ne vendosemi për  telefon,  tabletë, kompjuter. Shkoni në kafene me miqtë tuaj, dhe pas pak minutash, njerëzit do të marrin  telefonat e tyre të mëdhenj dhe do të jenë të zënë.

Kjo është zhgënjyese për ata që ndihen të lënë anash sepse duan të kalojnë kohë me miqtë ose familjen e tyre. Sa nga shokët tuaj po kalojnë pushime, jo për të relaksuar dhe shijuar natyrën, por vetëm për të klikuar, duke bërë shumë fotografi për t’u dërguar në mediat sociale. Ata nuk e vlerësojnë bukurinë e peizazhit sepse nuk jetojnë në këtë moment dhe prandaj nuk do të ndjehen të rifreskuar edhe pas pushimit. Ata mbledhin shumë fotografi për albumet e tyre në Facebook, por nuk arrijn të krijojnë kujtime për veten e tyre – vë në dukje Mrinal Shreshtha.

Numri i „pëlqimeve“ është bërë një barometër i ri që mat vlerën e vet, e jo përmbajtjen e karakterit.

Pa marrë parasysh se si ndihen me të vërtetë, shumica e njerëzve në botën virtuale pretendojnë të jetojnë një jetë argëtuese dhe aventureske, edhe pse  ndjehen të zbrazët brenda. Në pyetjen pse? Mrinal sqaron – Për atë se jemi thellësisht të vetëdijshëm për pretendimet tona në mediat sociale, ne thjesht nuk duam ta pranojmë atë. Është e vërtetë se të gjitha pëlqimet e shumta, komentet   nuk mund të zëvendësojnë kurrë ndjenjën e vërtetë të emocioneve që përjetojmë në jetën reale. Ngrohja e përqafimit, butësia e kontaktit njerëzor dhe komoditeti i shoqërisë së vërtetë nuk mund të zëvendësohen kurrë me teknologjinë e botës virtuale.

Teknologjitë dhe mediat sociale i kanë bërë njerëzit aq të pandjeshëm sa të mund të zbresin në çdo nivel për vetëm disa pëlqime dhe komente, për shembull, njerëzit  inqizojnë video me viktimat e një aksidenti ose incident abuzimi, në vend që t’i ndihmojnë. Shikuesit nuk bëjnë asgjë për të ndaluar incidente të tilla, përveç ndarjes së këtyre videove dhe imazheve në mediat sociale, duke shprehur dhimbjen e tyre.

Nga dita në ditë ne bëhemi jo vetëm emocionalisht por edhe   intelektualisht të pa aftë  për shkak të këtyre efekteve të dëmshme të mediave sociale. Në vitet e fundit, shumica e njerëzve marrin lajme dhe informacione rreth problemeve aktuale me Facebook, i cili absorbon informacionin dhe i përhap ato pa kontrolluar vërtetësinë e një lajme të tillë. Studimet kanë treguar se sasia e lajmëve të pa vërrteta që po shpërndahet është shumë më tepër se tregime  të vërtetë. Fuqia e shpërndarjes virale e siguruar nga mediat sociale shpesh përdoret për veprimtari  siç janë krijimi i panikës masive ose nxitja e dhunës nga propaganda e pa vërrtet.

Mediat sociale janë një platformë për ndërveprim, fillimisht që synon të lehtësojë bashkëveprimin midis njerëzve, por tani është bërë një obsesion. Një amerikan mesatar shpenzon 4.7 orë në telefon çdo ditë dhe e shikon telefonin 46 herë në ditë.

 

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.