Të gjithë duhet të dimë

SI TË LUFTOJM KUNDËR ABUZIMIT KIBERNETIK ?

Cyberbullying është përkthyer si dhunë virtuale, elektronike, kibernetike ose dixhitale,  keqtrajtim dhe kjo është çdo sjellje e qëllimshme e përsëritur dhe agresive e një individi ose grupi njerëzish që përdorin informacione dhe / ose telekomunikime, qëllimi i të cilave është të dëmtojë ose  keqtrajtojn  të tjerët.

Çdo lloj dhune mund t’ju bëjë të ndiheni të lënduar, të zemëruar, të pafuqishëm, të izoluar, vetëvrasës ose të shkaktojnë probleme të tilla si depresioni, ankthi dhe vetëbesimi i ulët. Në shumë raste, ngacmimi në internet mund të jetë  më i dhimbshëm se sa dhuna  ballë për ballë sepse:

Abuzimi kibernetik mund të ndodhë kudo në çdo kohë, madje edhe në vendet ku zakonisht ndiheni të sigurt, siç është shtëpia juaj dhe nganjëherë ju e prisni më së paku, si gjatë fundjavës në shoqërinë e familjes suaj. Mund të duket sikur nuk ka të ikur nga ngacmimi dhe poshtërimi. Meqë sulmuesit / abuzuesit nuk mund ta shohin reagimin tuaj, ata shpesh do të shkojnë shumë më larg me ngacmimet ose talljet e tyre se sa do të përballeshin ballë për ballë me ju.

Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të mbroni veten ose fëmijën tuaj në botën online dhe t’ju japin përgjigje në pyetjet – se si të ballafaqoheni me problemin në rritje të cyberbullying – thonë ekspertët nga HELPGUIDEORG.

Për fillim, nëse jeni në shënjestër nga një sulmues / abuzues, nëse jeni objektivi i tyre, është e rëndësishme që të mos i përgjigjeni mesazheve ose postimeve të shkruara për ju, pavarësisht sa të dëmshme ose të pasakta janë. . Reagimi do ta përkeqësojë situatën si dhe reagim nga ju ështeë pikërisht ajo që sulmuesit / abuzuesit dëshirojnë, prandaj mos  ia ofroni atë kanqësi.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të mos hakmerreni  sepse prej viktimës do të bëheni abuzues . Përsëri, kjo do të përkeqësojë problemin dhe mund të çojë në pasoja të rënda ligjore për ju. Nëse nuk e thoni atë personalisht, mos e thoni atë as në internet.

Në vend të kësaj, ne ju këshillojmë që të:

Ruani faktet  për sulme kibernetike, për shembull, duke përdorur mesazhe me tekst me qëllim të keq ose foto të ekraneve (printscrin), dhe pastaj i raportoni ato një të rrituri të besuar një anëtari të familjes, një mësuesi ose një psikologu të shkollës. Nëse nuk raportoni incidentin, sulmuesi / abuzuesi shpesh do të bëhet më agresiv

– Raportoni kërcënime dhe mesazhe seksuale joadekuate në polici. Në shumë raste, veprimet e sulmuesit / abuzuesit mund të ndiqen penalisht me ligj.

-Bëhuni këmbëngulës. Sulmuesi / abuzuesi rrallë rrin me një ose dy incidente. Ka më shumë gjasa që do të ketë më shumë sulme ndaj jush, për një periudhë kohore. Pra, duhet të jeni të palodhur dhe duhet të vazhdoni të raportoni për çdo incident keqtrajtimi derisa të ndaloni.

-Ndalni komunikimet me  sulmuesin / abuzuesin, duke bllokuar adresën e tij të postës elektronike, numrin e telefonit celular dhe duke fshirë kontaktet nga rrjetet sociale. Raportoni aktivitetet e tyre me ofruesin e tij të shërbimit të internetit, raporto llogarinë e tij. Veprimet e sulmuesit / abuzuesit mund të përbëjnë shkelje të kushteve të përdorimit të faqes së internetit ose rrjetit social, në varësi të ligjit mund të kërkojnë edhe ankes penale.

Nëse jeni viktimë e abuzimit kibernetik , mbani mend:

-Mos e fajësoni veten. Nuk është faji juaj. Pa marrë parasysh se çfarë thotë apo bën ai sulmues / abuzues, nuk duhet të keni turp për atë se kush je dhe çfarë ndieni. Sulmuesi / abuzuesi është  person me problem, jo ju.

-Mundohuni t’i shikoni sulmuesit / abuzuesit nga perspektiva tjetër. Ai është një person i pakënaqur, i irrituar, i cili dëshiron të ketë kontroll mbi ndjenjat tuaja, kështu që ndiheni keq si ai. Mos i jep atij atë kënaqësi.

-Mos e torturo veten. Mos e keqësoni rastin duke lexuar mesazhin pa pushim. Në vend të kësaj, fshini çdo mesazh prej tij dhe përqendrohuni në përvoja pozitive.

– Gjeni ndihmë. Bisedoni me prindin tuaj, mësuesin, psikologun ose të rriturin tjetër konfidencial. Biseda me një psikolog nuk do të thotë se diçka nuk është në rregull  me ty.

– Kaloni kohë duke bërë gjëra që ju pëlqejnë. Sa më shumë kohë që kaloni me aktivitete që ju sjellin kënaqësi: argëtim, hobi, shoqërim me miqtë që nuk janë në internet, për shembull. Ka shumë njerëz që do t’ju duan dhe do t’ju vlerësojnë për atë që jeni!

Projekti “ Të gjithë duhet të dimë“ është bashkëfinancuar nga buxheti i Republikës së Serbisë – Ministria e Kulturës dhe Informacionit. Pikëpamjet e shprehura në një projekt mediatik të mbështetur nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e autoritetit që i ka ndarë fondet.